E Shtunë, 31 Tetor 2026

LDK nuk e pranon propozimin e AAK-se

Anetari i Kryesise se LDK-se Kujtim Shala tha se LDK-ja mbetet te pozicioni i mehershem se nuk lidh koalicion me PDK-ne e Hashim Thacit pasi kete parti politike e sheh si pergjegjese per manipulimet dhe parregullsite gjate zgjedhjeve

Lidhja Demokratike e Kosoves refuzoi propozimin e AAK-se qe formula e ardhshme qeverisese te ndertohet nga treshja PDK LDK dhe AAK.

Anetari i Kryesise se LDK-se Kujtim Shala tha se LDK-ja mbetet te pozicioni i mehershem se nuk lidh koalicion me PDK-ne e Hashim Thacit pasi kete parti politike e sheh si pergjegjese per manipulimet dhe parregullsite gjate zgjedhjeve te 12 dhjetorit.

Nuk eshte propozim i ri i AAK-se edhe pse ata sot e kane shnderruar ne propozim zyrtar. Qendrimi i LDK-se dihet. LDK nuk hyn ne koalicion me PDK-ne dhe se ne nuk e kemi kushtezuar asnjehere hyrjen ne qeveri me nje parti te trete - tha Shala.

Gjate dites Aleanca per Ardhmerine e Kosoves mori nje vendim sipas te cilit kjo parti politike do te perfshihej ne qeverine e ardhshme vetem nese ajo do te formohej nga treshja PDK-LDK dhe AAK. Nje formule e tille qeverisese do te kontribuonte ne stabilizimin e shtetit te Kosoves do te tejkalonte ngercin politik dhe do te permiresonte kornizen ligjore zgjedhore tha anetari i Kryesise se AAK-se Besnik Tahiri. Por ne rast se nuk perkrahet ky propozim Tahiri tha se AAK-ja perfundimisht mbetet ne opozite dhe nuk preferon qeverisje vetem me PDK-ne dhe Hashim Thacin. Ne rast te mosmbeshtetjes se ketij propozimi nga subjektet tjera politike Keshilli Drejtues dhe Kryesia e AAK-se vendosin te marten me 8 shkurt 2011 qe AAK-ja perfundimisht te qendroje ne opozite parlamentare - deklaroi Besnik Tahiri.

Duke e refuzuar formulen qeverisese PDK-LDK dhe AAK Kujtim Shala nga Lidhja Demokratike theksoi se si zgjidhje mund te jete arritja e nje marreveshjeje politike per formimin e nje qeverie te perkohshme gjitheperfshirese e cila do te kishte mandatin e qarte - pergatitjen e vendit per nje proces te ri zgjedhor.

Zgjidhja qe ofrojme ne ne kete situate delikate eshte qe te kemi nje marreveshje politike qe te krijohet nje qeveri e perkohshme e cila do te pergatiste zgjedhje te rregullta e te ndershme dhe kjo qeveri do te kishte mandatet e percaktuara me data - theksoi Kujtim Shala.

Nderkaq sipas Besnik Tahirit te AAK-se formula qeverisese e ndertuar nga PDK-ja LDK-ja dhe AAK-ja do ta stabilizonte vendin dhe do ta drejtonte ate ne proceset e rendesishme si ne aspektet e zhvillimit te brendshme ekonomik ashtu edhe ne politiken nderkombetare me theks te vecante ne bisedimet e ardhshme me Serbine.

Ne e dime se kemi probleme shume te medha. Ne e kemi sot Kosoven pa buxhet te miratuar kemi probleme te medha edhe me obligimet qe kemi hyre si shtet per sherbyesit civil dhe mbi te gjitha mbi supet tona kemi raporte te keqija per Kosoven te cilat na rendojne ne imazhin nderkombetar. E ne anen tjeter kemi edhe kerkesen e bashkesise nderkombetare per bisedime me Serbine - u shpreh Tahiri. Formula e AAK-se nuk u komentua nga PDK-ja si fituese e zgjedhjeve e cila tani edhe zyrtarisht eshte futur ne fazen e ofertave per formimin e qeverise se re. Por ne baze te disponimit te partive tjera politike PDK-ja dhe kandidati i saj per kryeminister Hashim Thaci tani kane ne dispozicion per bisedime vetem pakicat dhe Koalicionin per Kosoven e Re te Behxhet Pacollit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›