E Shtunë, 31 Tetor 2026

LEGALIZIMET/ Ajo që duhej të ishte plagë e kësaj qeverisje, është kartë elektorale

durresIsh- kryeministri, Aleksandër Meksi, në intervistën për Shekullin, flet për çështjen e ndërtimeve pa leje. Ai thotë se është një dështim i ALUIZNI-t, që ditën kur u tha se do ngrihej, nga 100 mijë ndërtime pa leje u bënë 300 mijë të tilla.

Në të vërtetë ndërtimet pa leje dhe mungesa e kontrollit mbi territorin është një nga plagët më të mëdha të qeverisjes Berisha në periudhën e parë dhe tani në dy mandatet e dyta.

Mjafton të hedhësh një sy nga ajri për të kuptuar se si është shëmtuar nga këto ndërtime Shqipëria.

Edhe pse kryeministri Sali Berisha krenohet se shqiptarët kanë ndërtuar më shumë se disa vende të BE, fakt është që këtu janë ngritur ndërtime vend e pa vend, pa cilësi dhe pa infrastrukturë.

Por ndërsa kryeministri Sali Berisha do të duhej të kërkonte ndjesë që nuk ka mbajtur nën kontroll territorin, sot mediat pranë qeverisë janë hapur me lajmin e gëzueshëm se do të fotografohet nga ajri i gjithë territori për të identifikuar ndërtimet pa leje të bëra pas vitit 2006. Më pas këto ndërtime do legalizohen dhe Berisha pretendon të marrë edhe disa vota.

Por pyetja që lind është se përse ky kryeministër që premtoi se pas fotografimit të parë nuk do lejohen më ndërtime pa leje e kritere, ka lejuar kaosin të vazhdojë?/ep

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›