E Diel, 1 Nëntor 2026

LEZHË/ Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagosen 6 pjesëtarë të një familjeje

Një bombol gazi ka shpërthyer mbrëmjen e kësaj të shtune në një banesë në fshatin Markatomaj të Lezhës.

Si pasojë e shpërthimit, gjashtë persona, pjesëtarë të së njëjtës familje, kanë mbetur të plagosur.

Të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Lezhës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Ende nuk ka të dhëna të qarta për gjendjen e tyre shëndetësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e Policisë, të cilët kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të shpërthimit.

Informacioni është paraprak, ndërsa priten të dhëna të tjera në vijim.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›