E Shtunë, 31 Tetor 2026

LGBT: 12 çmimet Aleati dhe Aleatja e Vitit, ne Muzeun Historik Kombëtar

Pas lançimit të nismës nga dy organizatat LGBT, Aleanca LGBT dhe Pro LGBT për dhënien e çmimit Aleatet LGBT të vitit, i pari i këtij lloji, me 15 maj do shpërndahen dhe cmimet për fituesit. Në një njoftim të shpërndarë nga mediat jepen dhe detajet e këtij eventi:

Me shume kenaqesi ju njoftojme se te dyja organizatat LGBT Aleanca LGBT dhe Pro LGBT ne konsultim me te pakten 1800 pjesetare te komunitetit tone kane vendosur te dorezojne cmimet per Aleatet LGBT te vitit me 13 maj ora 18:00 gjate hapjes se ekspozites Art 1. ne Muzeun Historik Kombetar.

Kjo eshte hera e pare qe ne propozojme nje cmim te tille. Kemi patur deshire jo vetem t’i themi faleminderit mbeshtetesve tane ne nje menyre dinjitoze por permes saj te mund te percjellim dhe nje mesazh pozitiv per te gjithe njerezit me mendje te hapur qe te vazhdojne te mos paragjykojne askend per shkak te vecorive, apo dallimevethuhet në njoftim.

Aleatet LGBT per vitin 2012 jane:

Margarita Kristidhi

Elsa Ballauri

Delina Fico

Desada Metaj

Iris Luarasi

Inida Gjata (Zhaku)

Fatos Lubonja

Mustafa Nano

Gezim Tushi

Arian Cani

Igli Totozani

Foto Strakosha

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›