E Enjte, 5 Nëntor 2026

LIBAN – 30 të vrarë pas sulmeve izraelite

KAJRO, 10 nëntor /ATSH-DPA/ – Të paktën 30 persona u vranë në sulmet ajrore izraelite në zona të ndryshme të Libanit, njoftoi sot Ministria libaneze e Shëndetësisë.

Numri më i madh ndodhi në qytetin Aalamat në Jbeil, në veri të Bejrutit, ku ministria tha se të paktën 23 njerëz, përfshirë shtatë fëmijë, u vranë pasi një sulm izraelit goditi sot një shtëpi atje.

Ministria tha se numri ka të ngjarë të rritet pasi pjesët e trupit të njerëzve të tjerë janë nxjerrë nga vendi për identifikim.

”Shtëpia e goditur strehoi 35 persona të zhvendosur të cilët ditë më parë kishin ikur nga Baalbek në Libanin lindor nga lufta në vazhdim”, sipas stacionit televiziv libanez ”al-Jadeed”.

”Një sulm tjetër ajror izraelit synoi një qendër shëndetësore në qytetin Adloun në Sidon në Libanin jugor, duke lënë të vdekur tre mjekë”, tha Ministria e Shëndetësisë.

Ministria shtoi se katër të tjerë u vranë në sulmet ajrore izraelite, të kryera të shtunën në zonën perëndimore Beqaa në Libanin lindor./  a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›