LIBAN – Hezbollah godet pozicionet izraelite në Lartësitë Golan

LIBAN, 20 gusht /ATSH-ANSA/ – Hezbollahu ka njoftuar se ka lëshuar breshëri raketash kundër pozicioneve të ushtrisë izraelite në Lartësitë Golan, të pushtuara dhe të aneksuara, si hakmarrje për sulmet e pësuara dje në Libanin lindor.
Sipas grupit pro iranian, luftëtarët e tij lëshuan “breshëri intensive raketash” kundër dy pozicioneve ushtarake në Lartësitë Golan, “në përgjigje të sulmit të armikut izraelit në rajonin Bekaa”.
Natën e kaluar, Izraeli shënjestroi depot e armëve të Hezbollahut në rajon./ /os/