LITUANI – Parlamenti i heq imunitetin një lideri populist për komente antisemite

RIGA, 3 dhjetor /ATSH-DPA/ – Parlamenti i Lituanisë ka hequr imunitetin e liderit të partisë populiste Nemunas Alba, Remigijus Žemaitaitis, duke i hapur rrugën procedimeve kundër tij për komente të supozuara antisemitike.
Parlamenti njëdhomësh në kryeqytetin Vilnius miratoi njëzëri kërkesën përkatëse të paraqitur nga prokuroria.
Vetë Žemaitaitis deklaroi se ”ai pranonoi që imuniteti i tij do të hiqej sipas një procedure të thjeshtuar”.
Në të njëjtën kohë, ai hodhi poshtë akuzat e ngritura ndaj tij nga prokuroria, e cila e akuzon për nxitje të urrejtjes dhe mohim të Holokaustit në disa raste.
Si rezultat, politikani 42-vjeçar humbi mandatin e tij në fillim të këtij viti, por e fitoi përsëri në zgjedhjet parlamentare të tetorit dhe bashkë me të edhe imunitetin e tij politik si deputet.