E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

LIVE! “Arrestimet pa gjyq te Bujqësori”, rektori Sallaku raporton para Grupit të PS, i pranishëm edhe Rama

Rektori i Universitetit të Kamzës flet sot para Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.

Lajmi u konfirmua një ditë më parë nga vetë kryeministri Edi Rama, i cili tha se Fatbardh Sallaku do të raportojnë lidhur me 24 masat e sigurisë të SPAK ndaj pedagogëve të Kamzës.

Bëhet fjalë për arrestime dhe masa të tjera të zbatuara dje, pa një proces paraprak gjyqësor.

“Vetë rektori, i cili nuk rezulton i lidhur me këtë hetim, flet për një keqkuptim shumë të madh dhe kërkon të dëgjohet publikisht, në një moment historik kthese për Universitetin Bujqësor që ka hyrë në rrugën e transformimit me synim njehsimin e plotë të diplomave me Universitetin BOKU të Vienës në Shqipërinë2030” – tha dje Rama.

VIDEO LIVE:

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›