E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

LIVE/ Mbahet në Tiranë Komiteti i Politikës së Jashtme të Internacionales Socialiste, Rama: Shqipëria ka shanse reale të hyjë në BE

Në Tiranë mbahet Komiteti i Politikës së Jashtme të Internacionales Socialiste

Kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë Edi Rama tha se është koha e duhur dhe shansi e mundësia që Shqipëria ka për të hyrë në BE.

Yjet janë në drejtimin e duhur. Yjet tanë dhe yjet e BE-së.

Në këtë takim marrin pjesë përfaqësues të lartë të Internacionales Socialiste dhe partive simotra europiane, me fokus të veçantë mbi vizionin PS2030.

Rama tha se integrimi në Shqipëri është një punë e vështirë por se me ndihmën e Mira Muratit dhe inteligjencës artificiale po arrihet në mënyrë të suksesshme transferimi i kuadrit ligjor i BE-së në kuadrin ligjor shqiptar.

Punë e vështirë me shumë detyra shtëpie. Kemi bërë gjithçka është e dobishme. Së bashku me Mira Muratin kemi krijuar një model të sukseshëm të inteligjencës artificiale për negociatat që po na ndihmon në mënyrë të jashtëzakonshme për të transferuar korpusin ligjor të BE-së tek i yni. Duke shmangur një ushtri përkthyesish.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›