E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

LIVE NGA PRISHTINA! Nis mbledhja e përbashkët e dy Kuvendeve Shqipëri-Kosovë

Sot mbahet seanca e përbashkët ndërmjet Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Seanca ka nisur në ora 11:00 në Kuvendin e Kosovës.

Kjo është hera e dytë që Shqipëria dhe Kosova do të organizojnë një mbledhje të përbashkët të dy Kuvendeve.

Për herë të parë dy kuvendet mbajtën takim më 27 nëntor 2022, me rastin e 110-Vjetorit të pavarësisë.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›