E Martë, 3 Nëntor 2026

LIVE/ Pluhuri saharian “pushton” vendin, çfarë po ndodh tani në qiellin shqiptar

Vendi është gdhirë sot i mbuluar nga një pluhur i dendur me origjinë nga Afrika e veriut për shkak të erërave të forta që vijnë në drejtim të veriut.

Ashtu siç u raportua edhe në mëngjes, sasia e pluhurit pritet të shtohet nga ora në orë dhe kulmi do të jetë gjatë pasdites së sotme.

Gjithçka do të zgjasë deri ditën e nesërme, moment kur pritet edhe një permirësim i cilësisë së ajrit, raporton vizionplus.tv.

Pluhuri saharian do të pushtojë të gjithë pjesën jugore të Europës krahas Ballkanit, përfshi Italinë, Greqinë, Maltën, etj.

Videoja e mëposhtme me burim satelitin Copernicus tregon edhe rrugëtimin e pluhurit nga Afrika në drejtim të Europës duke përfshirë dhe vendin tonë.  /vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›