E Premte, 6 Nëntor 2026

LIVE/Nis takimi në Athinë, mbi 6 mijë shqiptarë presin kryeministrin Rama

Ka nisur takimi i Kryeministrit Edi Rama me shqiptarët në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë.

Shqiptarët kanë mbushur sallën me kapacitete 6 mijë vende e cila është e mbushur edhe me flamuj kuq e zi. Përpos fjalimeve, në stadiumin ‘Galatsi’ do ketë edhe spektakël, pasi do të performojnë këngëtarët Era Rusi e Noizy. Ministrja Elisa Spiropali dhe sekretari i Përgjithshëm Blendi Klosi do të mbajnë fjalime që do të pasohen nga fjala e kryeministrit Rama.

Pas Athinës Rama do të jetë në Milano, Londër dhe Duseldorf për t’u takuar me shqiptarët që jetojnë në Itali, Mbretërinë e Bashkuar dhe Gjermani.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›