E Diel, 1 Nëntor 2026

LLazar Myzeqari prezanton 76 punime ne pikture

Artisti LLazar Myzeqari është ndër të fundit ish studentë që mundën të studionin pikturë në Pragë edhe pse studimet e tyre u ndërprenë në mes. Piktori në 80 vjetorin e tij të lindjes ka vendosur të sjellë përpara publikut krijimtarinë e tij në pikturë në një ekspozitë ne Muzeun Kombëtar.

Janë 76 punë që prezantohen në retrospektive, ku një vend të veçantë zë cikli i nudove në karbon realizuar në Ceki dhe disa prej tyre janë krijim gjatë viteve të Akademisë në Tiranë. Ruajtja e tyre nuk ka qenë e lehtë.

Peisazhet e shumta natyrat e qeta dhe portretet karakterzohen nga thjeshtësia lirizmi dhe ngjyrat plot drite. Në krijmtarinë e tij Myzeqari ka përfshirë periudhat kryesore të jetës, fëmijërinë, jetën në diktaturë dhe lirinë pas viteve '90.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›