E Diel, 1 Nëntor 2026

LONDËR – BM-Danimarkë, operacione të përbashkëta ushtarake në Greonlandë

LONDËR, 15 janar /ATSH-DPA/ – Britania e Madhe ka dërguar një oficer ushtarak në Groenlandë, ndërsa Danimarka po rrit praninë e saj ushtarake në Arktik dhe Veriun e Largët, mes thirrjeve të përsëritura nga presidenti i SHBA-së Donald Trump që Shtetet e Bashkuara të marrin kontrollin e territorit.

Ministri danez i Mbrojtjes, Troels Lund Poulsen, tha të mërkurën se operacioni i përbashkët do të përfshijë disa vende aleate, duke paralajmëruar se “askush nuk mund të parashikojë se çfarë do të ndodhë nesër”.

Downing Street konfirmoi se një oficer ushtarak britanik është dërguar me kërkesë të Danimarkës për t’u bashkuar me një grup zbulimi përpara një stërvitjeje të planifikuar ‘’Arctic Endurance’.

“Ne ndajmë shqetësimin e presidentit Trump për sigurinë e Veriut të Largët. Dhe kjo është pjesë e angazhimit të NATO-s për të forcuar sigurinë në Veriun e Largët”, theksoi një zëdhënës.

“Ne do të intensifikojmë angazhimin tonë me ushtrime më intensive për të penguar agresionin rus dhe aktivitetet kineze”, shtoi ai.

Gjermania, Suedia, Norvegjia dhe Franca kanë konfirmuar se do të dërgojnë personel në misionin e përbashkët, i cili synon të zhvillojë më tej bashkëpunimin për të forcuar sigurinë rajonale dhe “të forcojë aftësinë tonë për të vepruar në zonë”, tha Ministria daneze e Mbrojtjes në një deklaratë.

Shqetësimet e ripërtërira për sigurinë vijnë mes presionit të ripërtërirë nga Trump, i cili ka këmbëngulur prej kohësh që Shtetet e Bashkuara duhet të marrin kontrollin e Grenlandës për të parandaluar Rusinë ose Kinën nga fitimi i kontrollit të territorit.  /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›