LONDËR – BM: Postimi i Musk se ‘lufta civile është e pashmangshme’ është thellësisht i papërgjegjshëm

LONDËR, 6 gusht /ATSH-DPA/- Deklarata e Elon Musk përmes një postimi në platformën X se “lufta civile është e pashmangshme” ndërsa trazirat në BM vazhdojnë – është “thellësisht e papërgjegjshme”, tha Ministrja britanike e Drejtësisë Heidi Alexander.
Musk, i cili zotëron platformën X dhe gjithashtu kompaninë e prodhimit të makinave elektronike “Tesla”, është përballur me një reagim ndaj komenteve të tij pasi rrjetet sociale janë kritikuar gjithashtu se nuk kanë bërë sa duhet për të trajtuar përhapjen e dezinformatave.
“Nëse zotëroni një platformë, një platformë të madhe të medias sociale, atëherë keni edhe një përgjegjësi”, tha Alexander tha për “Times Radio”.
“Kjo deklaratë është thellësisht e papërgjegjshme dhe të gjithë duhet të bëjnë thirrje për qetësi”, shtoi ajo.
“Përdorimi i një gjuhe të tillë si ‘luftë civile’ nuk është në asnjë mënyrë e pranueshme. Ne po shohim oficerë policie duke u plagosur rëndë, ndërtesa të djegura dhe kështu unë me të vërtetë mendoj se kushdo që ka një platformë duhet të ushtrojë pushtetin e tij me përgjegjësi”, tha Alexander.
Zëdhënësi zyrtar i kryeministrit Keir Starmer tha dje se nuk kishte asnjë justifikim për komente të tilla. //a.i/