E Diel, 1 Nëntor 2026

LONDËR – BM-ja i ofron Arabisë Saudite mbrojtje ajrore mes sulmeve të rebelëve Houthi

LONDËR, 15 shtator /ATSH-DPA/- Britania e Madhe po i ofron Arabisë Saudite mbështetje për mbrojtjen ajrore, në kuadër të partneritetit strategjik mes dy vendeve, bëri të ditur ministri britanik i Energjisë, Martin McCluskey.

Ministri nuk pranoi të komentojë nëse Londra po ndihmon edhe në kundërsulmet ndaj rebelëve Houthi në Jemen, të mbështetur nga Irani.

Deklarata e tij vjen pas raportimeve se kryeministri britanik, Andy Burnham po shqyrton kërkesat e Riadit për mbështetje të mëtejshme ushtarake, me qëllim përballimin e sulmeve të rebelëve Houthi.

Tubacioni i naftës dhe shqetësimet për çmimet

Sulmet e fundit, kanë shkaktuar shqetësime për infrastrukturën energjetike të Arabisë Saudite, përfshirë mbylljen e përkohshme të një tubacioni nafte 1,200 kilometra të gjatë, i cili lidh lindjen me perëndimin e vendit.

Ky tubacion mundëson transportimin e naftës së papërpunuar saudite drejt porteve të eksportit, duke shmangur Ngushticën e Hormuzit.

Mbyllja e tij ka ngritur frikën për ndikimin e mundshëm në çmimet globale të naftës.

Autoritetet saudite konfirmuan se tubacioni u mbyll përkohësisht, pas një sulmi më 11 shtator, por nuk kanë dhënë ende informacion se sa do të zgjasë ndërprerja.

Reagimi i qeverisë britanike

McCluskey tha se Britania e Madhe dënon fuqimisht rifillimin e konfliktit nga rebelët Houthi në Jemen dhe sulmet e tyre ndaj Arabisë Saudite, veçanërisht ndaj infrastrukturës civile dhe energjetike. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›