E Hënë, 2 Nëntor 2026

LONDËR – Mbi 1 000 arrestime në protestën pro Palestinës

LONDËR, 6 shtator /ATSH-ANSA/ – Arrestime u kryen sot në Londër gjatë protestës më të madhe ndonjëherë kundër ndalimit të shoqatës ’’Palestine Action’’.

Më shumë se 1 000 persona u përballën me arrestime gjatë një proteste të re në mbështetje të ’’Palestine Action’’, afërsisht dyfishi i numrit të pjesëmarrësve në demonstratën e muajit të kaluar, ku u arrestuan 532 persona.

Qindra njerëz që mbanin pankarta me mbishkrimin “Unë kundërshtoj gjenocidin. Unë mbështes Palestine Action” u mblodhën në sheshin e parlamentit në orën 13:00.

Grupi antiabort ’’March for Life’’ ngriti një skenë me një sistem të lartë zëri, i cili herë pas here lëshonte muzikë, pak jashtë sheshit.

Në orën 13:00, Policia Metropolitane tha se “oficerët filluan të bënin arrestime për shprehjen e mbështetjes për organizatën terroriste të ndaluar ‘Palestine Action’ gjatë protestës së organizuar nga shoqata ‘Defend Our Juries”.

Protestuesve që u regjistruan për demonstratën e sotme iu kërkua të mos ua zbulonin të dhënat e tyre personale oficerëve./ /Ad.Ab./

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›