E Shtunë, 31 Tetor 2026

LRI aksion per informimin e qytetareve dhe lule per udhetaret e pare pa viza

Tirane 15 dhjetor NOA - Drejtues dhe aktiviste te Levizjes Rinore per Integrim kane shperndare sot ne aeroportin Nene Tereza fletepalosje me rregullat dhe kushtet qe duhet te permbushin qytetaret shqiptare ne menyre qe te levizin lirshem drejt vendeve te Bashkimit Europian.

Bashke me fletepalosjet informuese aktivistet e LRI-se u kane dhuruar disa tufa me lule udhetareve te pare. Drejtuesit e LRI-se thane se duke u dhuruar lule udhetareve te pare pa viza percillet mesazhi i qarte per Europen se ne vijme me lule dhe vijme per tju percjelle vlerat me te mira te shqiptareve.

Sekretari per Marredheniet me Publikun ne LSI Ardit ela Kryetari i LRI-se per Tiranen Endrit Brahimllari se bashku me drejtues dhe aktiviste te tjere te LRI thane se nje dite se kjo eshte e vecante per historine e Shqiperise.

ela u shpreh se procesi i liberalizimit te vizave eshte teresisht i merituar pasi Shqiperia arriti te plotesoje standardet dhe kushtet per te arritur deri ne kete moment.

Jemi sot ketu ne ambientet e Aeroportit Nene Tereza per te uruar gjithe qytetaret shqiptar per levizjen e lire pa viza. shte nje dite e madhe eshte nje dite feste nje dite historike nje enderr e bere realitet tha ela.

Ai a falenderoi te gjithe ata qe kontribuuan per procesin e liberalizimit te vizave per plotesimin e nje endrre te madhe per qytetaret shqiptare dhe i ftoi keta te fundit te perfitojne nga ky proces duke respektuar rregullat perkatese te vendosura nga Bashkimi Evropian.

a.k/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›