E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI Presion ndaj mbeshtetesve tane ne Kamez

Kandidati për deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qarkun e Tiranës, Ylli Manjani, akuzoi strukturën e pushtetit vendor dhe atë të policisë lokale në Kamëz, për presion ndaj mbështetësve të forcës së tij.

Në një denoncim publik, pasditen e së shtunës, Manjani pretendoi se kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu, është duke kontaktuar personalisht me simpatizantët e LSI-së, duke i kërcënuar dhe kërkuar që të votojnë për Partinë Demokratike. “Mbështetësit tanë janë telefonuar dhe kërcënuar prej vetë kryebashkiakut Mziu, i cili i ka kërkuar që të votojnë për mazhorancën dhe në disa raste, ka shkuar deri në kërcënime verbale”, deklaroi Manjani për “Top-Channel”. Sipas kandidatit për deputet, Zgjedhje 2013Incidente para zgjedhjeve Lleshi: Komisionerë, zbatoni ligjin Komuniteti Mysliman: Votoni me maturi pesë mbështetës janë ndaluar ndërkohë nga strukturat e policisë Kamëz, pa kryer asnjë shkelje. Ai konsideroi këtë gjest të policisë si një mjet presioni ndaj të gjithë simpatizantëve të LSI-së, ndërsa kërkoi lirimin e menjëhershëm të të ndaluarve. / Top ChannelZgjedhje 2013
Incidente para zgjedhjeve
Lleshi: Komisionerë, zbatoni ligjin
Komuniteti Mysliman: Votoni me maturi

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›