E Diel, 1 Nëntor 2026

LSI Rama Tavo vendos vete per ardhmen e tij

Cdo veprim politik i tij eshte ekskluzivisht produkt i integritetit te tij ne vendimmarrje dhe nga kjo pikepamje une e konsideroj levizjen e tij shenje te ketij integriteti dhe natyrisht respekt qe ai shfaq per te gjithe socialistet qe e mbeshtesin ate tha sekretari i Pergjithshem i LSI-se Luan Rama.

Pyetjes se bere nga gazetaret sipas te cileve largimi i Tavos nga PS eshte iniciuar nga Fatos Nano sekretari Rama u shpreh se Nano se bashku me Tavon jane nder themeluesit e Partise Socialiste por ai nuk foli drejtperdrejt kete teme duke mos hamendesuar per nje iniciative te tille.

Duke folur per kandidatin e maxhorances per Bashkine e Tiranes Luan Rama shprehet se deri me tani nuk eshte diskutuar ndonje emer me Partine Demokratike teksa ka theksuar se eshte e rendesishem qe bashkepunimi me qeverine e koalicionit te integrimit PD-LSI eshte bashkepunim solid dhe korrekt.

Per sa i perket kontributitt te LSI-se zyrtari i kesaj partie u shpreh se vemendja kryesore mbetet reforma zgjedhore. Ne kemi insistuar insistojme dhe vazhdojme ti ftojme faktoret e rendesishem politike te vendit por edhe te gjithe faktoret qe kane kontribute pozitive qe te behen pjese e ketij procesi me qellim qe Shqiperia te mberrije tek standarde te pakontestueshme zgjedhjesh pavaresisht cili dot jete rezultati dhe cili do te jete fituesi. Nese ka mungese vullneti nga lidershipi i PS-se per te qene pjese e ketij procesi kjo nuk na pengon ne qe te vazhdojme te shpresojme madje dhe ta ftojme dhe PS-ne te behet pjese e kesaj sfide tha me tej Luan Rama.

2010-10-05 1555

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›