LSI: “Reforma, jo diversion opozites”
“Mjeti per te realizuar reformat nuk eshte as diversioni ndaj opozites, as percarja e saj, dhe as logjika e numrave apo kartoneve te imponuar ne Kuvend. Reformat e medha kerkojne konsensuse te medha”. Ky ishte qendrimi i ardhur dje nga Levizja Socialiste per Integrim, lidhur me deklaratat e fundit te bera nga kampi i djathte sa i takon bashkepunimit parlamentar mes pozites dhe opozites. Kryetari i Komitetit Drejtues Kombetar te kesaj partie, Edmond Haxhinasto, gjate nje komunikimi me mediat beri me dije se “LSI konfirmon gatishmerine e saj per te kontribuar ne realizimin ne menyre konsensuale dhe gjitheperfshirese te reformave madhore per integrimin e vendit. Nderkohe, LSI veren me shqetesim mungesen e vullnetit dhe pergjegjshmerise politike te mazhorances per te realizuar detyrimet ne procesin e anetaresimit ne NATO dhe BE”. LSI kerkoi realizimin e ketyre reformave ne menyre konsensuale dhe te shpejte. Sipas Haxhinastos, kjo mazhorance nuk ka bere asnje perpjekje per krijimin e nje klime konsensuale politike, pasi diskutimi per reformen zgjedhore dhe ne drejtesi duhet te futet ne Parlament dhe te realizohet ne menyre konsensuale, institucionale dhe ligjore.
O.XH
O.XH