E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI: Së shpejti programi për bashkëqeverisje me PD-në

Lëvizja Socialiste për Integrim do të paraqesë objektivat programore bashkë-qeverisëse për formimin e qeverisë së re me Partinë Demokratike. Deklarata është bërë nga Edmond Haxhinasto i cili pohoi se së shpejti do të realizohet programi i përbashkët qeverisës ikoalicionit. "Vendimi i LSI-së për të marrë pjesë në bashkëqeverisje me PD-së, do të konkretizohet së shpejti në hartimin e një programi të përbashket qeverisës", tha Haxhinasto. Sipas tij, prioritet e LSI-së janë punësimi dhe lufta kundër varfërisë, rritja e prodhimit vendas, zhvillimi i sektorit të bujqësisë dhe turizmit, si dhe përmirësimi cilësor i shërbimeve publike të shëndetësisë e arsimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›