E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI Zgjedhjet po shperqendrohet administrata

Lëvizja Socialsite për Integrim lëshoi alarmin për shpërqendrimin e administratës publike si efekt i nisjes së parakohëshme të fushatës elektorale për zgjedhjet e 23 qershorit.

Në një deklaratë për mediat, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili u kërkoi punonjësve të administratës të lënë menjanë politikën e të përqendrohen në detyrën e tyre në shërbim të qytetarëve.

“Shohim një shpërqendrim të administratës nga zgjedhjet qendrore. I bëjmë thirrje punonjësve që të përqendrohen në detyrën e tyre në shërbim të qytetarëve e të mos shpërqendrohen nga kjo fushatë e nisur parakohe dhe e tejzgjatur në kohë”, tha zoti Vasili.

Zgjedhjet 2013"Kryeministri paguan më pak se qytetarët" Berisha premton të tjera ulje taksash Rama: Si do zgjidhim “legalizimet” Më tej nënkryetari i LSI-së u ndal tek mesazhi i Komisionerit Fyle për reformat integruese të vendit.

“Mesazhet për integrim të zotit Fyle qenë të qarta, të ndahen njëherë e përgjithmonë problematikat e integrimit nga problematika e zgjedhjeve, e këtyre zgjedhjeve dhe zgjedhjeve të së ardhmes”, deklaroi Vasili.

Nën kryetari i LSI-së komentoi edhe sondazhin e organizuar nga Fondacioni për Shoqërinë e Hapur, Soros mbi preferencat politike. Vasili e cilësoi joreale rezultatet e sondazhit të publikuar ditën e martë.

“Gjynah që janë shpenzuar para nga fondacioni Soros për një gjë që as mund dhe as dinë ta bëjnë. Kjo shumë parash mund të ishte bërë më e dobishme për një çerdhe apo për një kopësht dhe qytetarët do t’u ishin mirënjohës, në vend që t’i shpenzonin kështu. Më 24 qershor do vërtetohet pse u shpërdoruan këto para”, u shpreh nënkryetari i LSI-së.

Zoti Vasili foli edhe për diskutimin në Kuvend për dekretet e Presidentit për anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese. Ai tha se është Kuvendi ka për detyrë të marrë në shqyrtim të gjitha dekretet e mbërritura nga presidenti dhe të vendosë pro ose kundër tyre.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›