E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI, apel PS: Të votojmë heqjen e imunitetit

Luan Rama

TIRANE- Partia Lëvizja Socialiste për Integrim ka perseritur thirrjen drejtuar forcave politike per te votuar heqjen e imunitetit ne nisjen e sesionit te ri parlamentar.

Sekretari i pergjithshem i LSI-se, Luan Rama gjate nje konference per mediat ka ftuar politiken te lere menjane retorikat boshe dhe te angazhohen ne emer te integrimit te vendit ne BE.

Heqja e imunitetit mund të realizohet në Kuvend, aty mund të arrihet konsensusi. Ftoj deputetët e PS të vijnë në Kuvend dhe të votojmë heqjen e imunitetit. Të lëmë mënjanë inatet dhe interesat parciale dhe të përmbushim kushtet që kërkon BE. Heqja e imunitetit është kusht i qartë për marrjen e statusit të BE në tetor tha Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›