E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI bashkebisedon me bizneset ne Shkoder

I rrethuar nga biznesmenë, sipërmarrës dhe përfaqësues të shoqatave të biznesit në Shkodër, kreu i LSI Ilir Meta i ka bërë të ditur se përmirësimi i klimës së biznesit është prioritet për këtë parti ndaj dhe ka një vizion të konkretizuar në program.

“Në ditët e ardhshme, brenda kësaj jave ne do të japim edhe një alternativë shumë të qartë për shlyerjen e borxheve në një periudhë shumë të shpejtë nga ana e qeverisë, të gjithë punëve publike të papaguara deri tani, por edhe të TVSH-së së parimbursuar deri tani për të gjitha bizneset”- deklaroi kreu i LSI-së.

Për Metën situata ekonomike është plot mjegull rreth e qark, duke iu referuar kryesisht rënies së dërgesave të emigrantëve tanë.

“Dhe kjo pastaj shprehet edhe në shumë tregues të tjerë, në rritjen e borxhit, në rritjen e deficitit tregtar e kështu me radhë. Ndaj për ne është imediate që përpara se të diskutojmë për taksat, të diskutojmë dhe të angazhohemi për një model të ri ekonomik, i cili bazohet jo thjesht tek konsumi, i cili është financuar deri më tani nga të ardhurat e emigracionit, por që bazohet tek prodhimi në vend. Dhe akoma më tepër tek një ekonomi që jo vetëm prodhon por edhe eksporton. Kjo është rruga më e sigurt për një ekonomi kombëtare të qëndrueshme dhe njëkohësisht edhe për një punësim të qëndrueshëm duke qenë se për ne problemi kryesor në vend, sot dhe për të ardhmen, mbetet problemi i punësimit dhe rruga më efektive për të zbutur problemet sociale është ajo e punësimit”- thaksoi Meta.

Pasi dëgjoi me kujdes parashtrimet e biznesmenë dhe mbajti shënim shqetësimet e tyre,. Meta deklaroi se qëllimi i LSI-së është që të investojë për një klimë pozitive të biznesit që të vihet Shqipëria në punë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›