E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI, çela: PS përhap panik, të ndryshojë sjellje

Në një komunikim me median, sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në LSI, Ardit çela, është shprehur se PS-ja në vend që të sillet si një opozitë e përgjegjshme, ajo përhap zi për vendin.

“Në vend që Partia Socialiste, si shumë opozita të përgjegjshme në vende të tjera, në këto momente tejet të ndjeshme për shkak të krizës botërore, të bashkëpunojë në mënyrë konstruktive për të përmirësuar më tej situatën ekonomike të Shqipërisë dhe shqiptarëve, përkundrazi ndjek një politikë destruktive, bllokuese dhe tejet të rrezikshme për stabilitetin ekonomik”, u shpreh çela.

Ai shtoi se pavarësisht krizës globale, Shqipëria ka treguar qëndrueshmëri dhe stabilitet ekonomik. Në fund të deklaratës, LSI-ja fton Partinë Socialiste të ndryshojë sjellje, “të heqë dorë nga qëndrimet dhe sulmet e papërgjegjshme, të paraqesë alternativa konstruktive për qeverisjen, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të kontribuojë pozitivisht për ekonominë e shqiptarëve”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›