LSI dorëzon në KQZ propozimet për anëtarët e KZAZ-ve

Ethet elektorale, për zgjedhjet e pjsesshme lokale në 6 bashki, duket se tashmë kanë përfshirë partitë kryesore politike në vend. Lëvizja Socialiste për Integrim ka dorëzuar ditën e sotme në KQZ propozimet e saj për anëtarët e KZAZ-ve, për zgjedhjet e pjesshme vendore që do të zhvillohen më 6 mars. Më 6 mars do të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme në disa bashki të vendit që janë pa kryebashkiak.