LSI kërkon të blejë postin e kryetarit të qarkut në Berat
Zgjedhja e kryetarit të Qarkut të Beratit, ashtu siç ka ndodhur edhe në qarqe të tjera, rrezikon që të kthehet në një proces korruptiv.
Denoncimi vjen nga deputeti i këtij qarku, Erion Braçe, i cili thotë se LSI është duke u përpjekur që të blejë këtë post.
Zgjedhja e kryetarit të Qarkut Berat po kthehet në një proces korruptiv!
PD i ka lënë vend kandidatit të LSI-së!
Po ndodh presion kriminal mbi këshilltarët e PS-së!
Por, ajo që bie në sy, është sasia e parave që ofrojnë për një votë!
Dua ta pyes Ilir Metën, ku i gjen paratë? Nasip Naçon, ku i gjen paratë? Petrit Sinën, ku i gjen paratë?
I kërkoj SHISH të mbikqyrë procesin! I kërkoj Prokurorisë të mbikqyrë procesin!
Ndërkohë, i kërkoj këshilltarëve socialistë të vendosin për të votuar hapur!, ka thënë deputeti i qarkut të Beratit, Erion Braçe.