LSI kunder deshmise se Priftit

Mëse njëherë Luan Rama e cilësoi procesin ndaj Ilir Metës si një proces politik. Ai e ilustroi këtë, me zhvillimet e seancës gjyqësore të një dite më parë.
"Provoi me shkresa dhe dokumenta zyrtare, jo vetëm falsitetin e të gjithë procesit politik ndaj zotit Meta, por edhe pathemeltësinë dhe manipulimin e provave për të mashtruar opinionin publik", tha Rama.
Luan Rama tha se ish-ministri Dritan Prifti nuk ia dha tenderin e naftës kompanisë së shtetasit Bekim Halilaj, e vetmja që plotësonte dokumentat e tenderit, sepse ia kishte dhënë disa ditë përpara se të bëhej tenderi një firme tjetër, pronari i së cilës ishte njëkohësisht bashkëpronar Video Meta-PriftiDëshmon Prifti: Video origjinale BE: Ekspertizë për videon Meta-Prifti “Ekspertët, më kompetentët” me gruan e ministrit në një fabrikë tullash.
"Kemi në dorë akt-marrëveshjen që mban datën 10.02.2010 ndërmjet shoqërisë tregtare 'Albpetrol' dhe shoqërisë 'TEA Construction Petrol'. Pra e theksoj, është e datës 10 shkurt, ndërkohë që video-përgjimi është i disa ditëve më pas", tha Rama.
Luan Rama e mbylli konferencën e tij me akuza për një proces me akuza dhe prova të falsifikuara, por tha se respektonte integritetin dhe pavarësinë e gjykatës:
"Ilir Meta nuk është në betejë ligjore me drejtësinë, por, në respeket të autoritetit të organeve të drejtësisë, Ilir Meta është në betejë për drejtësinë", tha Rama.
Dëshmon Prifti: Video origjinale
Për katër orë rresht, Dritan Prifti, dëshmitari ndoshta më i rëndësishëm që drejtësia shqiptare ka patur ndonjëherë deri më tani në gjykatë, ka folur për llogari të procesit gjyqësor ndaj ish-zevendeskryeministrit Ilir Meta.
Prifti iu përgjigj pyetjeve të prokurorit dhe të dy avokatëve të zotit Meta, duke shpjeguar para Kolegjit Penal arsyet që e shtynë të bënte këtë regjistrim, e duke theksuar disa herë se në video-regjistrimin e kryer prej tij nuk ka asnjë ndërhyrje, as në zë dhe as në figurë.
Dëshmitari Dritan Prifti argumentoi se e kishte mbajtur filmimin përgjatë një viti për shkaqe sigurie për veten dhe familjen, pas njoftimit që i kishte bërë kryeministrit Berisha për këtë gjë dhe mungesën e reagimit nga ana e tij.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Harasani “jashte liste”: Për mua është dytësore
Pas kongresit nga ku u zgjodh Asambleja, për Partinë Socialiste zgjedhja e kryesisë së re merr një rëndësi për drejtimin e punëve te kësaj force politike.
Listat e hapura inkurajojnë një garë pasanikësh
Mustafa Nano - Partitë e mëdha kanë lajmëruar tanimë tërë dynjanë se kanë arritur të merren vesh për të filluar reformën zgjedhore, por janë të voglat ato që janë vënë në punë. 21 janari dhe rënia e shtetit
Andrea Stefani - Kryeprokurorja Ina Rama ka denoncuar publikisht mungesën e bashkëpunimit të qeverisë me organin e hetimit për zbulimin e fajtorëve për masakrën e 21 janarit, ku u vranë 4 demonstrues të opozitës. Ligjet, miratohet Kodi Rrugor
Komisioni i Ligjeve miratoi me konsensus ndryshimin në Kodin Rrugor, të shtyrë me kërkesë të nënkryetarit socialist Fatmir Xhafaj. Zgjedhjet, bashkohen të “vegjëlit”
Partitë e vogla kanë zgjedhur të ulen në një tryezë të përbashkët, për të unifikuar qëndrimin e tyre përballe dy forcave të medha PS e PD, përsa i përket reformës zgjedhore.
Lajmet kryesore
Zjarri në Tiranë, qindra miliona të shkrumbuar
Arrestohet pronari i fishekzjarreve
Procedurat e reja të pasaportave
Lista e zezë e avionëve
Mbrëmjet e Berlusconi-t, shtyhet gjyqi kundër tre personave
Sabri Godo shtrohet në spital