E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI mbledh nesër Konventën Kombëtare

Pritet vendimi unanim për bashkëqeverisjen me PD

Lëvizja Socialiste për Integrim mbledh nesër Konventën Kombëtare, ku pritet të mandatohet vendimi i partisë së drejtuar nga Ilir Meta, për të marrë pjesë në qeverinë e ardhshme “Berisha 2”.  

Kryetari i Komitetit Drejtues të LSI-së Edmond Haxhinasto, u shpreh dje se Konventa Kombëtare do konsultojë vendimin e kryesisë së LSI, për bashkëqeverisje me Partinë Demokratike dhe më pas ta mandatojë atë. Sipas tij, vendimi i kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim, u mor në respekt me statutet e partisë dhe me konsulta të gjëra me partnerë partiakë vendas dhe të huaj. “Jam sot përpara jush për t’u njoftuar se duke vlerësuar rëndësinë e jashtëzakonshme të situatës që ka lidhje me vendimin politik të LSI-së për të pranuar hyrjen në bashkëqeverisje të Partisë Demokratike, vendimi i marrë në konsultim nga strukturat qeverisëse të LSI-së dhe me partnerët tanë të huaj diplomatik dhe partiak, si dhe duke respektuar kërkesat statutore të funksionimit të brendshëm të LSI, kryetari i LSI-se, zoti Ilir Meta, thërret ditën e marte, datë 7 korrik Konventën kombëtare të Jashtëzakonshme për të konsultuar dhe mandatuar vendimin e kryesisë së LSI-së për bashkëqeverisje me Partinë Demokratike si dhe për të marrë mandatin për të negociuar në emër të LSI-së, për krijimin e qeverisë së re”, deklaroi Haxhinasto.

Dy ditë më parë Ilir Meta pranoi publikisht të bashkëqeverisë me Sali Berishën për katër vitet e ardhshme dhe lajmëroi mbledhjen e jashtëzakonshme të Konventës së LSI-së. Nesër, Ilir Meta pritet të shpjegojë me detaje vendimi e tij për të qenë pjesë e  ekzekutivit të ardhshëm “Berisha 2” si edhe t’i përgjigjet akuzave të ashpra të kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›