E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI mbyll fushaten ne Berat

Nga Berati ku zhvilloi mitingun përmbyllës të LSI-së, kreu i kësaj force politike, Ilir Meta kërkoi votën më 23 qershor për një Berat dhe një Shqipëri Europiane.

“Ky qytet ka qenë dhe është i bukur, por sot më duket më i bukur sepse është edhe më i kuq se asnjëherë tjetër. Fitorja është në dorën tonë dhe ne nuk do ta lëshojmë në Tiranë, Shkodër, Berat dhe gjithë Shqipërinë. Edhe 72 orë për të festuar fitoren e merituar që do bëjë që Berati dhe Shqipëria të ecin më shpejt. Ne do të fitojmë sepse Berati meriton një të ardhmen më të mirë sot. Të rinjtë Fushata 2013Rama: Më 23 qershor, Tirana kryeqyteti i Rilindjes Fleckenstein: Situata në KQZ, shqetësuese Berisha: Votoni alternativën tonë e Beratit e duan të ardhmen europiane në Berat dhe këtë e arrijnë me LSI-në që ka një plan punësimi”, tha Meta. Kryetari i LSI-së akuzoi kryeministrin Berisha se mashtron me premtimet për ndërtimin e boshtit të jugut. “Me premtimet e Berishës, Berati duhet të presë edhe 2400 vite të tjera për boshtin e jugut sepse ai as rrugën e vjetër Berat-Lushnje nuk mbuloi as gropat. Ne do të fitojmë sepse boshti i jugut duhet të bëhet tani dhe jo të shtyhet për në kalendat greke. Ne do të fitojmë sepse ky qytet kërkon zhvillim, frymëmarrje”, tha Meta. Meta premtoi ndërtimin e unazës së qytetit të Beratit në 2 vitet e para të qeverisjes, mbështetje për agro-biznesin dhe për sipërmarrësit beratas që sipas tij edhe pse po kalojnë një periudhë të vështirë, vazhdojnë të mbajnë të punësuar mijëra persona. Më herët, Meta vizitoi një vizitë në një fabrikë tullash në Maminas ku premtoi dhënien fund të orvatjeve për rimbursimin e TVSH-së. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›