E Hënë, 2 Nëntor 2026

LSI paralajmёron protesta masive

Lёvizja Socialiste pёr Integrim paralajmёron protesta masive nё kundёrshtim tё bashkёpunimit Berisha-Rama. Kreu i LSI-sё e ka cilёsuar si njё pu kushtetues kёtё bashkёpunim dhe deklaroi se do tё organizojё protesta nё mbarё vendin duke nisur fillimisht nga sheshi Skёnderbёj nё Tiranё.

Qёndrimi I LSI vjen pas miratimit tё ndryshimeve kushtetuese dy ditё mё parё. Zoti Meta gjeti mbёshtetjen e plotё tё Grupit Parlamentar tё LSI-sё. ky I fundit nё mbledhjen e tij tё djeshme vendosi tё nis pёrgatitjet pёr sistemin e ri zgjedhor. Nё vijim tё kёyre pёrgatitjeve Kryesia vendosi qё Kryetari i LSI, z.Meta tё drejtojё strukturat e LSI nё qarkun e Tiranёs. Sekretari i Pёrgjithshёm i LSI, z.Petrit Vasili do tё drejtojё strukturat e LSI nё qarkun e Elbasanit. Nёnkryetari z.Dritan Prifti u vendos qё tё drejtojё strukturat e LSI nё qarkun e Fierit. Zv.Sekretari i Pёrgjithshёm z.Pjerin Ndreu do tё drejtojё strukturat e LSI nё qarkun e Shkodrёs, si dhe Monika Kryemadhi u vendos qё tё drejtojё strukturat e LSI nё qarkun e Dibrёs.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›