E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI, program për zhvillimin e shtresave në nevojë

Në një konferencë për shtyp, Kodra theksoi se “koalicioni PD-LSI bëri të mundur që shumë prej synimeve sociale të programit të LSI-së, të jenë tashmë pjesë e programit qeverisës”. Sipas saj, për të gjitha këto është bërë punë konkrete dhe disa prej tyre kanë nisur të zbatohen ndërsa të tjera janë në rrugën e zgjidhjes.

“Mbrojtja e të drejtave te fëmijëve tashmë realizohet nga struktura të veçanta institucionale përvec ministrisë së punës. Ndërkohë miratimi i Projektligjit ‘Kuadër për të Drejtat e Fëmijëve’, ka bërë të mundur një punë sistematike për zhvillimin e fëmijeve dhe sidomos për eliminimin e punës së tyre në Shqipëri”, theksoi ajo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›