LSI zgjedh kreun e ri mes Ilir Metës dhe Luan Ramës
Mëngjesin e sotëm, rreth orës 8:00 kanë nisur zgjedhjet për kreun e ri të Lëvizjes Socialiste për Integrim, ku do të votohet mes dy kandidatëve tashmë të prezantuar Ilir Meta dhe Luan Rama.
LSI ka premtuar zgjedhje transparente dhe të ndershme, ku do të votohet në 159 qendra votimi, të cilat do të kenë komsionerët e tyre, por edhe vëzhguesit për të monitoruar procesin.
Votimi i sotëm për kreun e LSI pritet të mbyllet rreth orës 17:00, ndërsa nga burime pranë LSI thuhet se numërimi i votave do të bëhet sipas një sistemi elektronik dhe do të jetë tërësisht i hapur dhe transparent për mediat.
20 tetor 2012 (gazeta-Shqip.com)
LSI zgjedh kreun e ri mes Ilir Metës dhe Luan Ramës burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip