LUKSEMBURG – Kallas: Të zgjatet armëpushimi në Iran deri në një zgjidhje diplomatike

LUKSEMBURG, 21 prill /ATSH-ANSA/ – Nuk po rrimë duarkryq dhe po shikojmë. Po bashkëpunojmë në mënyrë aktive me partnerët rajonalë sepse ndajmë saktësisht të njëjtat shqetësime në konfliktin e Iranit, deklaroi përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas.
Partnerët rajonalë e njohin Iranin më mirë se kushdo tjetër. Dhe kjo është për të forcuar pozicionin e negociatorëve në tryezën e negociatave. Sigurisht, armëpushimi është shumë i brishtë, por diplomacia duhet të ketë një shans’’, shtoi ajo.
‘’Shpresoj që armëpushimi të zgjatet derisa të gjendet një zgjidhje diplomatike”, shtoi Kallas. /os/