La Liga: Eibar-Cadiz 0-2, vendosin Negredo e Sanchez

Fitorja e tretë në pesë sfidat e fundit për Cadiz, që në ndeshjen hapëse të javës së 8-të në La Liga mori një fitore 2-0 në shtëpinë e Eibar. Goli i parë u shënua në minutën e 36-të me autor Negredo. Një top i nisur nga Espino nga e majta e sulmit është shfrytëzuar nga Negredo, i cili me kokë nuk fal, 1-0. Vetëm tre minuta më vonë, edhe njëherë Negredo, kësaj radhe ka dhënë asist për Sanchez, i cili zbret rrufeshëm dhe godet në mënyrë të saktë, 2-0.
Me këtë fitore, Cadiz është ngjitur në kuotën e 14 pikëve, po aq sa Sociedad i vendit të parë. Eibar mbetet në vendin e 11-të, në kuotën e 8 pikëve.