E Hënë, 2 Nëntor 2026

La Liga, Reali kërkon shtyrjen e ndeshjes së parë: Shumë pak kohë pas Kupës së Botës

Kupa e Botës për Klube nuk ka mbaruar ende, por Real Madridi, i cili ka arritur në gjysmëfinale, tashmë po mendon për sezonin e ardhshëm. Në veçanti, klubi i Florentino Perez i ka kërkuar federatës spanjolle të shtyjë ndeshjen debutuese në La Liga 2025/2026 kundër Osasunës.

Dita e parë e ndeshjeve të kampionatit spanjoll është planifikuar për 16 dhe 17 gusht, me ndeshjen Real-Osasuna që ishte vendosur për të martën, 19 gusht, pikërisht për shkak të Kupës së Botës për Klube.

Por kjo nuk është e gjitha, tani Blancos kanë kërkuar ta shtyjnë atë në tetor, në mënyrë që të kenë një javë shtesë për t’u rikuperuar pas aventurës amerikane.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›