La Mansh perplasen dy anije

Nje anije-cisterne me 6.000 tonelata gazoline eshte perplasur me nje anije tjeter ne kanalin e La Manshit.
Cisterna YM Uranus 120 metra e gjate mbante flamurin maltez dhe udhetonte drejt Amsterdamit. Anija e mallrave nga ana tjeter me gjatesi 191 metra ishte panameze. Incidenti fatmiresisht nuk shkaktoi viktima ne njerez.
I gjithe ekuipazhi prej 13 anetaresh i cisternes malteze u arrit te evakuohej ne kohe nga nje helikopter francez. Per momentin nuk ka raporte qe te flasin per nje ndotje te ujit ne zonen e perplasjes. Anija e goditur ende po pluskon dhe nje frigate franceze ka mberritur prane saj e po perpiqet te vleresoje nese mund te terhiqet deri ne port.