E Shtunë, 31 Tetor 2026

La Repubblica: Dy të vërtetat e ish-ministrit shqiptar. Lavitola? Nuk e njoh. Madje e njoh

Share

Ilir Meta për Repubblica: Nuk mbaj mend ta kem njohur. Më pas në Tiranë, i rikthehet argumentit: E dija prej kohësh se ishte drejtor i Avanti.

Kështu e nis shkrimin e saj gazeta italiane, La Repubblica, duke iu referuar deklaratave të Ilir Metës. Më pas gazeta vijon:

Një takim i turpshëm, që në intervistën për gazetën tonë, Ilir Meta e përshkruante kështu: Mbaj mend mirë takimin, por nuk mbaj mend kush ishte përveç ministrit Fratini. Fotoja është zyrtare, ai njeri është i pranishëm. Dikush e ka autorizuar të qëndrojë me ne. Fjalë që të bëjnë të kuptojnë se Lavitola ishte një i panjohur në Tiranë. Vetëm se në mesditë, gjërat ndryshojnë. Metës, i intervistuar nga kanali informativ shqiptar News 24, i rikthehet kujtesa: Personi në fjalë ishte i njohur për mua prej kohësh si drejtor i të përditshmes LAvanti.

Në fund shkrimi i La Repubblica mbyllet duke thënë se opozita italiane do kërkojë hetim parlamentar për këtë çështje, duke theksuar se Fratini duhet të sqarojë këtë situatë të errët dhe përse ka gënjyer italianët. Kurse ky yni gënjen nga tre herë në ditë, e ne nuk merakosemi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›