E Enjte, 5 Nëntor 2026

La gruan dhe fëmijët për të/ Britaniku ndahet edhe nga refugjatja ukrainase pas 4 muajsh lidhje

Historia e një britaniku i cili braktisi gruan e tij 28-vjeçare dhe dy fëmijët për refugjaten ukrainase që u strehua në Angli prej luftës, bëri xhiron e rrjetit vetëm pak muaj më parë.

30-vjeçari fillimisht e mori në banesë për ta strehuar ukrainasen më pas ai ra në dashuri me të duke hequr dorë nga partnerja e tij prej 10 vitesh dhe fëmijët e mitur që kishin bashkë.

Por çifti është rikthyer në vëmendje ditën e sotme sepse, vetëm 4 muaj pasi deklaruan dashurinë, ata i kanë dhënë fund.

Britaniku Tony Garnett tregon se ka braktisur ukrainasen Sofiia Karkadym me pretëndimin që ajo nuk mund të heq dot dorë nga alkoli dhe sjellje të pakontrolluara.

Ai e akuzoi emigranten gjithashtu se ajo po ndërhyn në marrëdhënien e tij me vajzat e mitura që kishte nga martesa e mëparshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›