La modelimin për fe

Kylie Bisutti i dha fund modelimit në kulmin e karrierës së saj si një modele e Victoria's Secret. Kjo pasi kishte kuptuar se duke u paraqitur në të brendshme femrash binte ndesh me besimin e saj të krishterë.
Ish modelja 23-vjeçare, e cila tani jeton një jetë të qetë në Montana Mike me burrin e saj, ka shkruar një libër të quajtur ‘’ I'm No Angel: From Victoria's Secret Model to Role Model”, ku detajon lufton nëpër të cilën kaloi përmes ndjenjës fetare si supermodele e shfrytëzuar nga industria e modës.
"Unë ndjehesha si një copë mishi", ka thënë ajo për “New York Post” në lidhje me turpin që ka përjetuar.
Znj Bisutti u rrit në Las Vegas, Nevada, ku ëndërronte të ecë në pistë për shtëpi të famshme mode.
“Mendoja se ato modele definonin bukurinë, dhe bukuri do të thoshte që ju ishit e rëndësishme, " shpjegoi ajo.
Por sapo ajo u shpërngul në Nju Jork në moshën 15 vjeçare për të ndjekur ëndrrën e saj, ajo e kuptoi se jeta e një modeleje nuk ishte aq joshëse si ajo e priste të jetë. /Indeksonline/