E Hënë, 2 Nëntor 2026

LaCivita: Socialistët duan të burgosin opozitën, do dështojnë më 11 maj

Drejtuesi i fushatës elektorale të Partisë Demokratike Chris LaCivita deklaroi në hapjen e fushatës së kësaj force politike se Partia Socialiste do të dështojë në zgjedhjet e 11 majit përballë opozitës.

Duke iu referuar rastit të Donald Trump, sipas të cilit në 2024, të majtët në SHBA u përpoqën që ta fusnin në burg, Chris LaCivita tha se në 2025-n socialistët në Shqipëri duan të burgosin gjithë opozitën.

Ai iu referuar 12 vite të qeverisjes së Partisë Socialiste për të cilën theksoi se këto vite kanë qenë një dështim i madh ekonomik duke bërë që të largohen nga vendi 1 milionë shqiptarë.  

“Kush është gati ta bëjë Shqipërinë madhështore sërish? Në vitin 2024, në Shtetet e Bashkuara, socialistët u përpoqën të fusnin në burg Donald Trump. Donald Trump nuk u dorëzua.

Ata dështuan. Në vitin 2025, këtu në Shqipëri, socialistët duan të fusin në burg gjithë opozitën e tyre. Edhe këtu do të dështojnë. Pse?

Sepse nuk mund të mbrojnë dot bilancin e 12 viteve të fundit: 12 vite krim, 12 vite drogë, Më shumë se 1 milion shqiptarë janë larguar nga vendi, Dhe 12 vite dështim ekonomik. Pse të votoni për partinë që i krijoi të gjitha këto probleme?

Votoni për Dr. Berishën. Jepini vendit tuaj mundësinë. Dhe jepini njerëzve shpresë. Faleminderit. Zoti ju bekoftë!”, u shpreh La Civita.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›