E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

“Laboratori i Frakullës” në gjykatë, SPAK mbyll hetimet për 11 të akuzuarit për kokainën në pleh kimik

SPAK mbyll hetimet për 11 anëtarët e grupit të Fierit  që trafikoi 485 kilogramë kokainë nga Kolumbia nëpërmjet plehut kimik.

Sipas prokurorisë tonelatat e drogës janë paketuar dhe ngarkuar në një kontenier, që është transportuar nga Kolumbia nëpërmjet portit të Pireut, në Greqi.

Më pas kokaina u transortua në Malin e Zi, e përmes rrugëve tokësore dhe mundi të futet në Shqipëri.

Operacioni i përbashkët i agjencive të huaja ligjzbatuese që gjurmuan lëvizjen e ngarkesës zbuloi laboratorin në Frakull të Fierit.

Mbi të pandehurit rëndojnë akuzat e trafikut të drogës, armëmbajtje pa leje dhe organizatë kriminale.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›