Laboratori i Gjenetikës te “Mbretëresha Geraldinë”, Spahiu: Teknologji e avancuar dhe ekspertizë mjekësore për diagnostikimin e sëmundjeve gjenetike

Ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, ka ndarë pamje nga Laboratori i Gjenetikës pranë SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë”, teksa thekson se aty kryhen analiza të specializuara për diagnostikimin e anomalive kromozomike, sëmundjeve gjenetike dhe hetimin e shkaqeve të infertilitetit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spahiu shkruan se teknologjia e avancuar kombinohet me ekspertizën mjekësore për kryerjen e ekzaminimeve gjenetike.
Sipas ministres, shërbimet e laboratorit përfshijnë diagnostikimin prenatal, hetimin e infertilitetit dhe identifikimin e sëmundjeve të trashëguara.
“Laboratori i Gjenetikës pranë SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë”, ku teknologjia e avancuar dhe ekspertiza mjekësore bashkohen për diagnostikimin e anomalive kromozomike dhe sëmundjeve gjenetike.
Nga diagnostikimi prenatal te hetimi i infertilitetit dhe sëmundjeve të trashëguara, analiza të specializuara për diagnoza më të sakta dhe kujdes më cilësor për pacientët dhe familjet e tyre”, shkruan ajo.
/rtsh.al/