E Hënë, 2 Nëntor 2026

Laboratori i drogës në Tiranë, gjykata lë në burg 3 nga 7 të arrestuarit

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 3 nga 7 të arrestuarit nga policia, të akuzuar si autorë apo bashkëpunëtor në laboratorin e drogës që u zbulua në katin e dytë të një magazine ish-shtetërore në afërsi të Selitës në kryeqytet.

Togat e zeza kanë lënë në qeli Erlind Tresën, Asqeri Likajn dhe Elvis Lalën. Ata akuzohen për kultivim kanabisi në bashkëpunim.

Ndërsa Reshit Tresa është lënë në arrest shtëpie. Të njëjtën masë, gjykata dha edhe për tre punonjësit e OSHEE Ervis Pashollari, Elton Cenaliu dhe Gëzim Gjonpali.

Sipas grupit hetimor personi që ka organizuar kultivimin e kanabisit me anë të llampave është 46-vjeçari Sajmir Karaj, i cili vijon të jetë në kërkim nga blutë.

Gjatë operacionit ‘Tuneli’, u gjetën 193 bimë kanabis të kultivuara në vazo, 100 bimë të thara të futura nëpër thasë, llamba elektrike, ventilatorë, pajisje aspirimi etj.

Isht-deputeti Halit Valteri, i cili kohët e fundit është emëruar në zyrën e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, kishte shkuar për të parë ambjentet e katit të parë të magazinës që janë pronë shtetërore. Ai ka pikasur në katin e dytë laboratorin e drogës dhe më pas ka njoftuar ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha dhe kreun e policisë Ilir Proda të cilët urdhëruan ndërhyrjen. /vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›