Laç/ Plagosi 50-vjeçarin me thikë, arrestohet 33-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Laçit, ku një 50-vjeçar u plagos me thikë pas një konflikti për motive të dobëta. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00, dhe autori i dyshuar u kap dhe u vu në pranga brenda një kohe të shkurtër.
Sipas njoftimit të Policisë, i arrestuari është shtetasi Eraldo Dibra alias Eraldo Basha, 33 vjeç, banues në Laç. Ai dyshohet se ka plagosur me mjet prerës në krah shtetasin A. H., 50 vjeç, banues në fshatin Gjormë.
I plagosuri është transportuar menjëherë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku po merr ndihmën mjekësore të nevojshme dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa autori pritet të përballet me akuzën për plagosje të rëndë me dashje.