Laç, vetëhelmohet me fotoksinë 22-vjeçari
Vendos ti japë fund jetës në mënyrë tragjike, duke pirë fotoksinë.
Kështu ka vepruar një 22-vjeçar, i cila pas aktit të vetëflijimit ka ndërruar jetë.
Ngjarja e rëndë është shënuar psditen e sotme në fshatin Golem të Laçit, ku 22-vjeçari, Roland Shytaj, i ka dhënë fund jetës duke konsumuar një sasi të lëndës helmuese, fotoksinë.
Të paktën deri tani nuk ka asnjë arsye se përse 22-vjeçari ka vrarë veten, ndërsa është duke u hetuar ngjarja.