Laçi mposht Partizanin, Elbasani dhe Vllaznia ndahen në barazim

TIRANË, 29 gusht/ATSH/ Laçi ka marrë një fitore 2-1 ndaj Partizanit në Rrogozhinë, ndërsa Elbasani dhe Vllaznia janë ndarë në barazim 1-1 në “Elbasan Arena”, në ndeshjet e zhvilluar në kuadër të javë së dytë të Superligës shqiptare të futbollit.
Sfida e zhvilluar në Rrogozhinë pa Kurbinasit që kaluan në avantazh që në minutën e 7-të me Bibon, i cili realizoi edhe golin e dytë në minutën e 74-t. Partizani, që mbeti me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të Markut në fundin e pjesës së parë, shkurtoi diferencën me Aliun në minutën e 90+2-të, por nuk arriti të shmangte humbjen.
Në “Elbasan Arena”, Vllaznia kaloi në avantazh me Muratajn në minutën e 18-të, ndërsa Elbasani barazoi në të 75-ën me Hebajn. Shkodranët shënuan në minutën e 96-të me Tafilin, por goli u anulua, duke bërë që takimi të përfundonte 1-1.
Laçi siguroi kështu tri pikë, ndërsa Elbasani dhe Vllaznia ndanë nga një pikë.

