E Diel, 1 Nëntor 2026

Laçi, trajneri Osmani: E nisëm në mënyrë të gabuar, por… jeta vazhdon

Trajneri i Laçit, Qatip Osmani ka komentuar humbjen e pësuar në shtëpi, 1-3 përballë Teutës në javën e tretë të “Abissnet Superiore”.

“Hyrja në lojë, fillimi i lojës, ishte krejtësisht i gabuar. Gjatë gjithë javës punuam, u përqëndruam te topat e gjatë të kundërshtarit, që ka kualitet. Por përsëri nuk arritëm ta ndalonim. 20 minuta lojë, 2-0, kishim një penallti për ta ngushtuar rezultatin, nuk shënuam”.

“Në pjesën e dytë u munduam dhe me një sistem loje të ndryshuar, duke aktivizuar lojtarë më të freskët, por nuk arritëm të ndryshonim. Sigurisht që çdo humbje ka të keqen e vet, por jeta vazhdon, të mendojmë për ndeshjet e tjera”.

Mendoj se është ekip i ri dhe sigurisht duhet të punohet në këtë drejtim. Thashë, çdo humbje nuk është e mirë, por është fillimi i kampionatit dhe sa më të qetë, sa më të gatshëm të punojmë, bisedojmë, të anulojmë këto gabime që bëmë në këtë ndeshje dhe të presim ndeshjen e radhës, të përgatitemi sa më mirë”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›