Lacio mposht Empolin, Hysaj “engjëll dhe djall”

Lacio mposht minimalisht 1-0 në transfertë Empolin, falë një goli të shënuar nga Dia në minutën e parë të ndeshjes.
Elseid Hysaj fiton derbin shqiptar përballë Ardian Ismajlit. Mbrojtësi i Lacios ka qenë protagonist në këtë takim, pasi ka dhënë asistin e golit të vetëm të bardhekaltërve.
Por Hysaj nuk ka arritur që të përfundojë të gjithë ndeshjen, pasi është larguar nga fusha në minutën e 76-të me karton të kuq (2 të verdhë të marrë brenda 10 minutash).
Në krahun tjetër Ismajli ka luajtur gjatë gjithë takimit për Empolin, duke qenë një nga lojtarët më të mirë në fushë për skuadrën e tij.